Vezet turke ‘çılbır’
- fill magazine
- 4 hours ago
- 1 min read
Një recetë nga Helga Beja
Përbërësit:
Kos
Hudhra
Vezë
Vaj ulliri
Spec djegës

Hapi i parë është gatimi i vezëve ‘në këmishë’
Vendosim një tenxhere me ujë për t’u zier. Ndërkohë, vezët i thyejmë mbi një kullesë të imët në mënyrë që të heqim pjesën e ujshme. Më pas i kalojmë në tasa të vegjël të veçantë. Në ujin që po vlon shtojmë një lugë gjellë uthull. Ulim zjarrin në nivel mesatar dhe me një lugë përziejmë shpejt në mënyrë që në unë të krijohet një vorbull. Në mes të vorbullës vendosim me kujdes vezën. E lëmë të gatuhet për 3 minuta fiks dhe e nxjerrim. Metoda e vorbullës aplikohet kur i gatuajmë vezët një nga një. Nëse do bëni disa njëherësh, mos e përzieni ujin. Thjesht me kujdes, vendosni vezët në ujë. Nuk do të jenë aq voluminoze, por sërish shumë të mira. Sapo t’i nxirrni, kriposini sipas dëshirës.
Kosi preferohet të jetë grek sepse ka shumë kremozitet. Një alternativë është përzierja e kosit me salcë kosi. I shtojmë një hudhër të grirë dhe kripë.
Në një tigan të vogël skuqim pak vaj ulliri me spec djegës.
Shtroni bazën me kosin, vendosni sipër vezën dhe spërkateni me vajin me spec djegës.




Comments