Kek me mandarine
- fill magazine
- 4 hours ago
- 1 min read
Një recetë nga Mirela Andoni, @papare_thebeautyofsmallthings
Përbërësit:
4 vezë
250 g sheqer
100 ml vaj
300 g mandarina
300 g miell
1 fryrës keku

Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen edhe të rrisin volumin, shtojmë vajin edhe purenë e mandarinave të bluara në blender me gjithë lëkurë. Bashkojmë miellin me fryrësin, e shtojmë te masa e lëngshme edhe formojmë brumin e kekut. E vendosim në tavë dhe e pjekim për 50 minuta me 170 °.




Comments