Buke irlandeze e mbushur me ullinj dhe domate të thata
- fill magazine
- 4 hours ago
- 1 min read
Një recetë nga Helga Beja

Përbërësit:
500 gr miell
400 ml dhallë
1 vezë
1 lugë çaji sodë buke
2 lugë çaji kripë
Domate të thara
Ullinj
Bashkoni të gjithë përbërësit dhe krijoni një brum. Duhet të jetë një brum i butë, pak i ngjitshëm dhe nuk duhet punuar shumë. Nëse e shihni të arsyeshme mund t’i shtoni pak miell.
E vendosni në një tavë, të cilën e keni spërkatur me pak miell poshtë, gjithashtu dhe sipër brumit. Piqet në furre të parangrohur 220 gradë për rreth 25 minuta.




Comments