top of page

Plum-cake me limon dhe boronica

  • Writer: fill magazine
    fill magazine
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një recetë nga Brunilda Haxhiu, @brunildas_food


ree

Përbërësit per 8 racione :

3  vezë

270 gr miell  00

50 gr niseshte

200 gr sheqer

170 ml qumësht

30 ml  lëng limoni

100 ml vaj luledielli

Lëkura e një limoni biologjik ( vetëm pjesa e verdhë)

1 pako pluhur fryrës për ëmbëlsira

1 dorë boronica

 

Për kremin sipër :

200 gr sheqer pluhur

1-2 luge lëng limoni

 

Përgatitja:

Si fillim rrahim vezët me sheqerin deri sa të përfitojmë një shkumë të fryrë.

Shtojmë vajin dhe vazhdojmë rrahjen , shtojmë qumështin dhe lëngun e limonit gjithmonë duke rrahur.

Shtojmë lekurën e limonit të grirë në rende dhe përziejmë mirë.

Në fund shtojmë miellin , niseshtenë dhe pluhurin fryrës duke situr e duke rrahur në mënyrë që të përfitojmë nje brumë pa kokrriza . Kalojmë një dorë boronica në niseshte dhe i shtojmë tek brumi.

Lyejmë tepsinë formë për plum-cake me pak gjalp dhe pluhurosim me miell. Shtojmë brumin i cili duhet të mbushë vetëm 3/4 e formës .

Pjekim në furrë te parangrohur 170 gradë për 35-40 min

Sipas dëshirës mund ta shërbejmë me sheqer pluhur sipër ose me një krem të përfituar nga sheqeri pluhur përzier me disa pika lëng limoni.


ree

Comments


SIGN UP FOR ALL UPDATES, POSTS & NEWS

  • Grey Instagram Icon
  • Grey Facebook Icon
  • Grey Pinterest Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey YouTube Icon

© 2025 FILL MAGAZINE. Created by Katerina Trungu

bottom of page