top of page

Mini pavlova

  • Writer: fill magazine
    fill magazine
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një recetë nga Brunilda Haxhiu, @brunildas_food


ree

Për 4 mini pavlova :

150 gr e bardhë veze

150 gr sheqer normal

150 gr sheqer pluhur

250 ml pana për ëmbëlsira

2 lugë sheqer pluhur

Fruta të stinës ( ose ato që preferojmë)

I vetmi sekret i një pavlove perfekte është pjekja ose më saktë tharja. Duhet pjekur shumë ngadalë në një temperaturë shumë të ulët .

 

Përgatitja:

Rrahim të bardhat e vezëve me gjysmën  e sheqerit . Pasi kemi përfituar nje shkumë te fryrë dhe të qëndrueshme, shtojmë me nga pak pjesën e mbetur të sheqerit . Përziejmë nga lart poshtë në mënyrë që sheqeri të përfshihet mirë nga marenga. I japim formën qe dëshirojme pavlovave dhe pjekim në furrë te parangrohur 115 gradë për 50-60 min . Pasi ka përfunduar pjekja, i lëmë pavlovat të ftohen në furrë me derë hapur për të paktën një orë ose më shumë.

Në një enë mënjanë rrahim panën me dy lugë sheqer pluhur. Mbushim pavlovat me panën e rrahur dhe dekorojmë sipas dëshirës me frutat që preferojmë.

Comments


SIGN UP FOR ALL UPDATES, POSTS & NEWS

  • Grey Instagram Icon
  • Grey Facebook Icon
  • Grey Pinterest Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey YouTube Icon

© 2025 FILL MAGAZINE. Created by Katerina Trungu

bottom of page