Produktet "must" te Oljana Maloku
- fill editor
- Mar 1, 2025
- 1 min read
Updated: 3 hours ago
Oljana është një prej figurave më të kuruara dhe elegante të edicioneve informative dhe jo vetëm në ekranin e tv Klan. Ashtu si cdo grua, edhe Oljana ka disa produkte të domososhme për trajtimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës. Kujt ia beson bukurinë Oljana?

Kremi Nivea blu must që nga mosha 15 vjeç! Ushqyes i mirë që e përthith lëkura maksimalisht.
Seti Shiseido i pandashëm për fuqinë e mbrojtjes së lëkurës nga krijimi i rrudhave. Hidratim dhe mbrojtje e fortë!

Shampo dhe conditioner profesional nga Biolife Beauty Village Albania sepse flokët e mi lahen çdo dy ditë.
Qumësht Thermo Smooth, mbrojtës nga djegia gjatë stilimit të flokëve, jep shkëlqim dhe ushqen flokët.
Korrektor Kiko është produkt must për mua duke qënë se kam rrathë të zinj tek sytë .
Rouge për konturimin e faqeve Diego dalla Palma Milano gjen përdorim çdo ditë pasi duket sikur i jep jetë lëkurës time.

Pavarësisht produkteve që përdorim mendoj se bukuria për një femër është vetëvlerësimi më i lartë që çdonjëra ka për veten. Duke mos harruar për asnjë sekond se ajo është unike në këtë botë dhe se tërësia e veçorive që e karakterizojnë e bëjnë atë të jetë e bukur. Bukuria e vërtetë buron brenda nesh, sa më shumë të reflektojmë lumturi, aq më të bukura do të dukemi.




Comments