top of page

Produktet "must" te Marina Isufit

  • fill editor
  • Mar 1, 2025
  • 2 min read

Updated: 3 hours ago

E njohur në rrjete sociale si vajza që ndan sekrete bukurie dhe kujdesi për veten, Marina ka ndarë gjithashtu me FILL një grup produktesh që nuk i ndan nga këndi i saj i kozmetikës.


ree

E rëndësishme për mua është të pastroj lëkurën në thellësi, sidomos para se të fle, aplikoj mënyrën e pastrimit të dyfishtë, ku kryesori është larësi vajor.

Vaji Neogen me çajin e gjelbër ka një formulë tepër të lehtë dhe shpërbën me sekonda grimin dhe çdo papastërti. Më pas, bëj shpëlarjen dhe aplikoj një larës ujor për të përfunduar pastrimin e dyfishtë.

 

ree

Kremi i diellit Benton është i pandashëm çdo ditë, pasi një mbrojtje me 50+ jo vetëm më ndihmon për të patur një lëkurë pa njolla, por ndihmon edhe në ruajtjen e një lëkure të qetë. Nga eksperienca me aknet kam mësuar se kremi i diellit ndihmon në reduktimin e tyre dhe mbi të gjitha në zbehjen e shenjave.

 

Lip balmi Nuxe është gjithnjë në çantën time. Gjatë gjithë muajve të shtatzënisë buzët i ndjej tepër të thata, gjë që nuk e kam patur më parë. Kam provuar shumë zbutës për buzët, por asnjë nuk e ruan butësinë më gjatë se Nuxe, ndaj e përdor ditë e natë.


ree

 

Kremi pudër Vichy Dermablend është i preferuari im që prej tri vitesh. Formula jo komedigjenike e tij nuk i bllokon poret dhe jep një mbulim tepër të lartë. Mbi të gjitha duket shumë bukur me sy të lirë, por edhe për syrin e kamerës sime. 

 

Mascara e BioNike 3D jep efektin e qerpikëve fallco që e adhuroj. Në momentin që aplikoj mascara, ndryshon komplet pamja e fytyrës. Më pëlqen ky version sepse ka një furçë tepër praktike.

 

Blush BioNike kremoz është një produkt 4 në 1 për mua. E di, që tingëllon çuditshëm, por ju sugjeroj ta provoni për të më besuar. E aplikoj paksa tek kapaku i syve, sikur të ishte hije sysh, tek mollëzat, pak tek hunda dhe tek buzët si të ishte një buzëkuq. Kështu nuk kam nevojë për produkte të tjera në përditshmëri. 

 

ree

Pavarësisht se prej shumë vitesh puna ime konsiston në krijimin e kontenteve mbi të bukurën, mbi të gjitha duke shpalosur talentin si makeup artist, një anë tjetër e imja që pak njerëz e njohin (si psikologe) më ka drejtuar fokusin e vlerësimit edhe përsa i përket bukurisë nëpërmjet sjelljes. Në qoftë se do të përkufizoja se çfarë është bukuria, do të thoja thjeshtësi, elegancë dhe vetëbesim. Një individ që i ka keto tri cilësi, e dashuron vetveten dhe gjithnjë do të rrezatojë bukuri fizike e shpirtërore. 

Comments


SIGN UP FOR ALL UPDATES, POSTS & NEWS

  • Grey Instagram Icon
  • Grey Facebook Icon
  • Grey Pinterest Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey YouTube Icon

© 2025 FILL MAGAZINE. Created by Katerina Trungu

bottom of page