Produktet "must" te Doreada Mio
- fill editor
- Oct 18, 2025
- 1 min read
Updated: 3 hours ago

Secila nga ne ka produktet e saj më të dashura të skin care. Pavarësisht provave dhe dëshirës për të shtuar shumëllojshmërinë e produkteve në këndin tonë të kozmetikës, disa mbeten "must", që nuk heqim dorë dhe i kemi thelbësore në trajtimin e mirë të lëkurës.
Këtu është lista e produkteve të bukurisë që moderatorja e mirënjohur Doreada Mio i ka të domosdoshme.
Sapun artizanal Olivos Donkey milk soap handmade, jam gati e varur nga sapunët artizanalë. I përdor përditë për duart dhe fytyrën.
Vaj esencial lavander ose limoni -i shtoj nëpër kremra ose shampo, kudo që mundem. I përdor dhe për t’u lyer pak pas veshit ose tek kyçet e duarve për aromoterapi.
Fshirës tualeti Garnier SkinActive - gjëja e parë që bëj sa hyj në shtëpi pastroj tualetin.
Zbutës buzësh Kiehl`s

Buzëkuq ngjyrë salmon Bionike dhe Gosh- për të më nxjerrë nga situata në çdo çantë dhe kuti tualeti, madje dhe në xhepat e xhupave.
Laps i zi sysh, penel, rimel linja Alverde cosmetic një treshe që më thekson tiparet duke qënë se jam bionde.

Madara organic skincare - Krem hidratues, krem per rrudhat e syve
Për mua bukuria qëndron përtej perfeksionit estetik. Për mua bukuria është liria e të qënit vetvetja dhe guximi për të mos u shndërruar në një fotokopje.




Comments